Senita Şeherçehayiç
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Si pasojë e infektimit me virusin A-H1N1 një paciente me inicialet R.E në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) të martën mbrëma ka ndërruar jetë në Qendrën Universitare Klinike të Sarajevës (QUKS), bëhet e ditur nga QUKS, raporton Anadolu Agency (AA).
"Gjendja e pacientes S.I nga Zenica edhe më tej është tejet e rëndë, ndërsa pacienti është vendosur në Njësitin për terapi intensive interniste”, thuhet në kumtesën e QUKS-së.
Nga 1 janari i këtij viti në Klinikën për Sëmundje Infektive të QUKS-së janë kontrolluar 69 pacientë me sindromin e gripit.