Fatjon Cuka
31 Maj 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
TIRANË (AA) - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim zv.Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow, i cili qëndroi në Tiranë, në kuadër të sesionit plenar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, trasnmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë, thuhet se Meta ka vënë në dukje se mbajtja e këtij sesioni në Tiranë ishte një mesazh i mirë për rajonin dhe për vetë Aleancën, e cila përballet me sfida të mëdha pranë kufijve të saj.
Alexander Vershbow shprehu vlerësimin për organizimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga Kuvendi i Shqipërisë dhe theksoi se NATO e vlerëson kontributin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e Aleancës.
“Në përfundim, Meta dhe Vershbow ndanë bindjen se çështjet e komplikuara gjeo-politike të këtij shekulli na detyrojnë që të forcojmë koordinimin mes anëtarëve, në shërbim të një vizioni sa më të qartë për të ardhmen trans-atlantike dhe për përqasjen ndaj rajoneve në kufijtë e Aleancës”, theksohet më tej në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.