Enes Duran
31 Maj 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kryer një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, mësohet se Erdoğan, në këtë bisedë ka shprehur shqetësimet në lidhje me projektligjin për ngjarjet e 1915, që do të votohet ditën e enjte më 2 qershor në Bundestag.
Erdoğan, në bisedë duke tërhequr vëmendjen në ndjeshmërinë e Turqisë, ka theksuar se është e rëndësishme që Gjermania të tregojë një qasje të matur në lidhje me projektligjin në fjalë.
Ndër të tjera mësohet se në bisedën telefonike të Erdoğanit me Merkelin është vënë në dukje rëndësia e vazhdimit të bisedimeve mes institucioneve për marrëveshjen e rikthimit dhe të liberalizimit të vizave.