Aliia Raimbekova
06 Korrik 2023•Përditësim: 06 Korrik 2023
Në shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës u liruan 47 ushtarë ukrainas dhe 45 ushtarë rusë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se mes Rusisë dhe Ukrainës është bërë një shkëmbim i të burgosurve.
"Nga robëria ukrainase u kthyen në shtëpi 45 ushtarë rusë. Për të liruarit ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike dhe brenda një kohe të shkurtër do të dërgohen për trajtim dhe rehabilitim në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë", thuhet në deklaratë.
Shefi i Zyrës së presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak përmes një postimi nga media sociale tha se kanë arritur të shpëtojnë nga robëria ruse 45 ushtarë dhe 2 civilë.
"Mes të liruarve ka edhe ushtarë të plagosur", tha Yermak i cili shtoi se presidenti Volodymyr Zelenskyy së bashku me Shtabin Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës në Ukrainë, vazhdon të përmbushë objektivin e tij për të shpëtuar të gjithë të burgosurit.