Diyar Güldoğan
16 gusht 2022•Përditësim: 16 gusht 2022
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe kreu i Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë Khalid Al-Mishri diskutuan sot zhvillimet e fundit dhe procesin zgjedhor në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu në Twitter tha se ai priti al-Mishrin në kryeqytetin Ankara.
"Vlerësuam zhvillimet e fundit dhe procesin zgjedhor në Libi. Do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë të fortë për Libinë vëllazërore dhe do të zhvillojmë bashkëpunimin tonë në çdo fushë", shtoi Çavuşoğlu.
Më 1 gusht, Al-Mishri u rizgjodh në krye të Këshillit të Lartë të Shtetit për një mandat të pestë.
Libia është rrënuar nga trazirat dhe ndarjet që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.
Bisedimet e sponsorizuara nga OKB-ja ndërmjet rivalëve libianë për dakordësim mbi një kornizë kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve të shumëpritura janë bllokuar.
Libianët janë ende duke pritur që zgjedhjet të zhvillohen me shpresën se votimi do të kontribuojë në përfundimin e konfliktit të armatosur prej vitesh në vendin e pasur me naftë.