Michael Hernandez
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
WASHINGTON (AA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump njoftoi se dhëndri i tij Jared Kushner do të shërbejë në Shtëpiunë e Bardhë në postin e këshilltarit të Lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një kumtesë të lëshuar, Trump thotë: “Krenar që do ta kem në administratën time në rolin e liderit. Ai do të jetë anëtar i çmueshëm i ekipit tim në kohën kur unë po përcaktoj një axhendë ambicioze, duke vënë amerikanët në rend të parë”, tha Trump.
Kushner do t'u bashkohet shefit të Stafit, Reince Priebus dhe shefit për Strategji, Steve Bannon me të cilët do të punojë në drejtim të implementimit të politikave vendore dhe të jashtme të Trumpit.
Ai është i martuar me të bijën e Trumpit, Ivanka, për çka emërimi do të ngjallë thashethemet për nepotizëm në Shtëpinë e Bardhë.
Kushner mund të mos jetë i pranueshëm për postin në të cilin u emërua, pasi një ligj që daton nga viti 1967 ndalon zyrtarët qeveritarë të emërojnë në poste shtetërore familjarët e tyre, ndonëse mbetet e paqartë nëse ligji ka të bëjë edhe me poste në kabinetin e presidentit.
Kumtesa për emërimin e Kushnerit shton ai nuk do të marrë një rrogë gjatë kohës sa do të qëndrojë në administratën e Trumpit, duke zvogëluar mundësitë që emërimi i tij ti nënshtrohet ligjit të anti-nepotizmit.