Bekim Laci
08 Prill 2016•Përditësim: 09 Prill 2016
PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe delegacionin e Turqisë të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman, transmeton Anadolu Agency.
Presidenti Thaçi, siç njofton kabineti presidencial, e ka falënderuar kryeparlamentarin Kahraman dhe delegacionin turk për mbështetjen që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës para dhe pas pavarësisë së saj.
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman, ka uruar presidentin Thaçi për postin e ri dhe i ka shprehur mbështetjen e Parlamentit turk për Kosovën.
Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy parlamenteve duhet të barten edhe nëpër institucionet e tjera.