Politikë

Presidenti Erdoğan mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe për samitin e OKB-së për klimën

Erdoğan do të mbajë fjalim të premten në samitin e OKB-së për klimën. Ai pritet të zhvillojë edhe bisedime me liderët e disa vendeve pjesëmarrëse në margjinat e konferencës

Esra Tekin  | 30.11.2023 - Përdıtësım : 30.11.2023
Presidenti Erdoğan mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe për samitin e OKB-së për klimën

Istanbul

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për të marrë pjesë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike 2023 (COP28), raporton Anadolu.

Erdoğan do të mbajë fjalim të premten në samitin e OKB-së për klimën. Ai pritet të zhvillojë edhe bisedime me liderët e disa vendeve pjesëmarrëse në margjinat e konferencës.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë nikoqir i konferencës së klimës të këtij viti nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor me synimin për të mbajtur gjallë objektivin e ngrohjes prej 1,5 gradë Celsius sipas Marrëveshjes së Parisit.

Türkiye është ndër vendet që japin kontributin më të rëndësishëm në Marrëveshjen e Parisit për klimën me emetimet e saj neto zero për vitin 2053 dhe objektivat e zhvillimit të gjelbër.

Ankaraja po punon për një Türkiye më të pastër dhe më të gjelbër duke zbatuar shumë projekte, duke përfshirë një iniciativë me zero mbetje.

Në vitin 2017, nën kujdesin e zonjës së parë Emine Erdoğan, Türkiye nisi projektin e zero mbetjeve për të theksuar rëndësinë e eliminimit të mbetjeve në luftën kundër krizës klimatike.

Projekti ka tërhequr vlerësime ndërkombëtare, ndërsa shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur mirënjohjen e tij për zonjën e parë gjatë një konference në New York shtatorin e kaluar.

Dhjetorin e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë mbi iniciativën e zero mbeturinave të paraqitur nga Türkiye, duke shpallur 30 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın