Murat Demirci
02 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
LEFKOSA (AA) - Partia e Unitetit Kombëtar, partner i koalicionit në Qipron Turke me shumicë votash në takimin e kuvendit të partisë mori vendimin për t'u tërhequr nga qeveria, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i përgjithshëm, Huseyin Ozgurgun në një deklaratë pas vendimit tha se pavarësisht të gjitha përpjekjeve me qëllim të mirë të partisë, mos pasja e mundësisë dhe aftësisë për të gjetur zgjidhje ndaj problemeve ekonomike e ka bërë të pashmangshme dilemën ndaj qeverisë.
Ai vuri në dukje se Partia e Unitetit Kombëtar duke treguar sakrificë për ti shërbyer vendit dhe për të rifituar besimin ndaj politikës ajo ka diskutuar në mënyrë të gjerë problemet e krijuara gjatë fazës teksa përpiqej të zbatonte detyrat në koalicionin qeveritar.