Davit Kachkachishvili
10 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
TBILISI (AA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, i ka vlerësuar si pozitive hapat që ka bërë Gjeorgjia në procesin e integrimit drejt BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Mogherini gjatë një vizite në kryeqytetin e Gjerogjisë, Tbilisi, ka patur një takim kokë më kokë me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Garibashvili.
Në një konferencë për mediat pas takimit Mogherini vuri në dukje se Gjerogjia ka bërë hapa pozitivë drejt heqjes së vizave me vendet e BE-së. Ajo shpreson se në raportin në fund të vitit Komisioni i BE-së në këtë çështje do të marrë një vendim të dobishëm për qytetarët e Gjerorgjisë.
"Me të vërtetë hapat e bërë janë pozitivë. Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të jetë rezultati, por absolutisht jemi të vetëdijshëm për përparimet e arritura si pasojë e vullnetit të lartë politik", ka deklaruar Mogherini.
Ajo shtoi se BE-ja mbështetë integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe se në vend duhet ti jepet rëndësi më të madhe lirisë së shtypit.
Kryeministri i Gjeorgjisë, Garibashvilli ka theksuar se si qeveri kanë bërë hapa konkretë duke treguar përpjekje serioze në lidhje me integrimin e vendit në BE.
Ai ka potencuar se kanë besim se në raportin në fund të vitit do të merret një vendim pozitiv ku qytetarët gjeorgjianë do të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së.
Garibashvilli ka thënë se në takimin me Mogherinin kanë diskutuar edhe mbi zhvillimet e fundit në territoret e Abkhazia-s dhe Osetisë Jugore të cilat shpallën pavarësinë e njëanshme nga Gjerogjia.