İdris Okuducu
26 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
BAGDAD (AA) - Ministrja gjermane e Mbrotjes Ursula von der Leyen dhe një delegacion ushtarak ka arritur në një vizitë të papritur në kryeqytetin e Irakut në Bagdad. Me këtë rast ajo është takuar me kryetarin e Parlamentit të Irakut, Selim el-Xhuburi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga zyra e Xhuburit thuhet se ministrja gjermane e Mbrotjes Ursula von der Leyen dhe një delegacion ushtarak bashkë ka mbërritur për një vizitë zyrtare në në Bagdat. Lejen fillimisht është takuar me Kryetarin e Parlamentit Selim el-Xhuburi.
"Në takimin dypalëshët është diskutuar roli i rëndësishëm i Gjermanisë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, situata e sigurisë në rajon dhe në Irak si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve", thuhet në deklaratën me shkrim të Xhuburit.
Më tej në deklaratë janë veçuar edhe pikëpamjet e Xhuburit lidhur me fitoret e arritura të forcave të sigurisë irakiane dhe forcave mbështetëse të tyre ndaj milicëve Hashdi Shabi si dhe rëndësia e rolit të komunitetit ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit.
"Vendet mike dhe Gjermania do të kontribuojnë për ti dhënë fund luftës kundër organizatës terroriste DAESH", bëhet e ditur në njoftimin me shkrim.
Ministrja gjermane e mbrotjes Ursula von der Leyen theksoi se do të japin mbështetjen e tyre në çështjen e koordinimit të përbashkët në të gjitha aspektet në Irak.
"Për të ofruar kontribut në stabilitetin e vendit do të vazhdojmë të sigurojnë ndihma humanitare në çështjen e refugjatëve", ka thënë ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Leyen.
Në kuadër të takimeve në Irak, ministrja gjermane e Mbrotjes gjithashtu pritet të takohet me homologun irakian Halit el-Ubejdi.