Diyar Güldoğan
05 mars 2024•Përditësim: 06 mars 2024
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes (MIT), Ibrahim Kalın do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë gjatë vizitës së tij në SHBA, raporton Anadolu.
Kalın do të takohet me shefin e CIA-s, William Burns në Washington DC dhe do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, Kongres dhe Departamentin e Shtetit.
Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në agjendë do të jetë edhe lufta kundër organizatave terroriste si PKK, DEASH dhe organizata terroriste FETO.
Çështjet rajonale si Iraku dhe Siria, si dhe situata në Rripin e Gazës janë ndër çështjet që do të diskutohen.
Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës dhe çështjen e Kaukazit.