Ikrame Imane Kouachi
06 Dhjetor 2024•Përditësim: 06 Dhjetor 2024
Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi ka pritur në një takim homologun e tij gjerman, Carsten Breuer, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin midis dy ushtrive, transmeton Anadolu.
Sipas ushtrisë izraelite, Halevi dhe Breuer diskutuan mbi "ngjarjet operative" më të fundit, me theks në arenën veriore, "bashkëpunimin në rritje midis ushtrive dhe gatishmërinë për kërcënimet nga afër dhe larg".
Halevi shprehu vlerësimin e tij për shefin e ushtrisë gjermane për "angazhimin e përbashkët për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Lindjen e Mesme".
Gjermania ka qenë një aleat i vendosur i Izraelit dhe zyrtarët qeveritarë vazhdimisht kanë deklaruar se vendi mban përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Izraelit për shkak të së kaluarës së saj naziste.
Gjermania po ashtu ka vazhduar të mbështesë Izraelin pavarësisht urdhër-arresteve ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, që akuzohen për krime të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Gaza.
Së fundmi, Izraeli ra dakord për një armëpushim në Liban, duke i dhënë fund 14 muajve të luftës ndërkufitare me Hezbollahun.