Ekip
20 dhjetor 2022•Përditësim: 20 dhjetor 2022
Deputetja e Parlamentit Evropian e rangut të lartë, e cila u arrestua në fillim të këtij muaji në skandalin e ndikimit në shitje ka bërë të paktën pranim të pjesshëm para një gjyqtari, raportojnë të përditshmet evropiane që mbulojnë ngjarjet e profilit të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes italiane "La Repubblica" dhe asaj belge "Le Soir", eurodeputetja greke Eva Kaili i tha një gjyqtari në Bruksel: "Është e vërtetë. Unë dija për aktivitetet e z.(Antonio) Panzeri", duke iu referuar eurodeputetit italian, i cili thuhet se është në qendër të hetimit korruptiv.
"Kam ditur për valixhet e parave në shtëpinë time", mësohet të ketë Kaili edhe për çantat e mbushura me para të gatshme të gjetura në shtëpinë e saj kur u arrestua.
Por, të përditshmet thanë se Kaili ka pranuar vetëm atë që hetuesit e dinin prej kohësh. Thuhet se ajo e ka paralajmëruar babanë e saj për bastisjet dhe se i ka kërkuar të hiqte paratë. Ai u arrestua përafërsisht në të njëjtën kohë kur u arrestua dhe ajo, me një thes me para në dorë.
Kaili mësohet se ka paralajmëruar edhe eurodeputetin italian Panzeri dhe 2 deputetë të tjerë. Në total 1.5 milionë euro para të gatshme u gjetën gjatë skandalit. Kaili dyshohet se paguhet nga Katari për të lobuar për interesat e shtetit të Gjirit. Ajo mbetet në paraburgim në Belgjikë.
Kaili, 44-vjeçe, nga partia e qendrës së majtë të Greqisë, PASOK-KINAL dhe një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian (PE) u arrestua më 9 dhjetor nga policia belge pasi shtëpia e saj u bastis me akuza për korrupsion lidhur me Katarin.
Të martën e kaluar, asaj iu ndalua posti i nënkryetares së PE-së për shkak të akuzave.
Mes lajmeve për skandalin, deputetët e BE-së votuan me një shumicë absolute të enjten për pezullimin e privilegjeve të qasjes për lobistët e Katarit për sa kohë që zgjasin hetimet. Vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon presidentes së PE-së, Roberta Metsola.
Metsola deklaroi të hënën për të përditshmet gjermane "Funke Mediengruppe" se kishte "një mesazh të qartë për të gjithë aktorët qëllimkeq në vendet e treta që besojnë se qëllimet e tyre mund t'i arrijnë me para". Ajo tha se PE-ja do t'u dalë në rrugën e tyre.
Katari ka hedhur poshtë akuzat si "të pabaza dhe si një keqinformim i rëndë, duke hedhur poshtë kategorikisht çdo përpjekje për ta lidhur atë me akuzat për veprime të pahijshme".