Politikë

Rusia dëboi 5 diplomatë polakë

Në një deklaratë të publikuar në uebfaqen e saj, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ky hap është një përgjigje për dëbimin e tre diplomatëve rusë nga Polonia më 23 prill "në solidaritet me SHBA-në"

Elena Teslova   | 23.04.2021
Rusia dëboi 5 diplomatë polakë

Moskë

Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi se pesë punonjës të Ambasadës Polake në Rusi i ka shpallur "persona non grata", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar në uebfaqen e saj, ministria tha se ky hap është një përgjigje për dëbimin e tre diplomatëve rusë nga Polonia më 23 prill "në solidaritet me SHBA-në".

Javën e kaluar Rusia dhe SHBA-ja shkëmbyen një raund të ri sanksionesh, duke dëbuar 10 nga diplomatët e njëra-tjetrës dhe duke vendosur në listën e zezë më shumë zyrtarë.

Washingtoni shtrëngoi sanksionet ekonomike kundër Rusisë, ndërsa Moska ashpërsoi rregullat e punës për ambasadën amerikane dhe ndaloi aktivitetet e organizatave joqeveritare amerikane të financuara nga shteti në Rusi.

Ministria e Jashtme ruse kualifikoi demonstrimin e mbështetjes së Polonisë për SHBA-Në si një "ndjekje e qëllimshme e një kursi të degradimit dhe shkatërrimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe" me Rusinë.

"Përmes përpjekjeve të autoriteteve polake në vitet e fundit, kontaktet me Rusinë praktikisht janë ngrirë, një luftë e turpshme me monumentet sovjetike ka filluar, po bëhen përpjekje për të sulmuar projekte energjetike ruse, një fushatë e informacionit anti-rus në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar, historia po falsifikohet dhe sanksionet anti-ruse të Perëndimit po zgjaten për një kohë të pacaktuar", thuhet nga ministria.

"Si përgjigje ndaj veprimeve provokuese të Polonisë për të dëbuar diplomatët rusë, bazuar në parimin e reciprocitetit, ministria shpalli pesë punonjës të Ambasadës së Republikës së Polonisë në Federatën Ruse" persona non grata", theksoi ministria.

Diplomatët e dëbuar duhet të largohen nga territori i Federatës Ruse deri më 15 maj, sipas deklaratës.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın