Kasım İleri
13 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama bëri të ditur sot se ka hequr sanksionet ndaj Liberisë për shkak të progresit demokratik që është bërë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një letër drejtuar Kongresit, Obama vuri në dukje zgjedhjet presidenciale të cilat janë mbajtur në vitin 2005 dhe 2011 si “ndërkombëtarisht të pranuara dhe të lira”, dënimin e ish-presidentit të Liberisë, Charles Taylor në vitin 2012 dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për heqjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve të Liberisë të përfshirë në luftën civile.
“Unë kam vendosr se situata që shkaktojë emergjencë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme nga avancimi në Liberi për të promovuar demokracinë dhe zhvillimin e rregullt të saj politik, administrative dhe institucionet ekonomike”, tha Obama.
Ish-presidenti i SHBA-ve, George W. Bush vendosi sanksione ndaj Liberisë në vitin 2004 me arsyetimin se Taylor nuk zbatoi armëpushimin për t’i dhënë fund luftës civile në këtë vend.