Burak Bir
06 shtator 2023•Përditësim: 06 shtator 2023
Qeveria britanike do të shpallë grupin mercenar rus Wagner "organizatë terroriste", transmeton Anadolu.
Siç raportojnë mediat lokale, në Parlament do të paraqitet një projekt-urdhër, i cili do të ndalojë grupin ushtarak privat si grup terrorist si dhe do të lejojë që pasuritë e tij të kategorizohen si pasuri terroriste dhe të sekuestrohen.
Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman tha se Wagner ishte i "dhunshëm dhe shkatërrues".
"Aktivitetet e vazhdueshme destabilizuese të Wagner-it vazhdojnë vetëm t'i shërbejnë qëllimeve politike të Kremlinit. Ata janë terroristë, qartë dhe e thjeshtë. Dhe ky urdhër ndalimi e bën të qartë në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar", tha Braverman.
Emri i grupit tani do t'i shtohet grupeve dhe organizatave të ndaluara terroriste të vendit.
Më 22 gusht, "Financial Times" duke cituar burime të brendshme të qeverisë raportoi se Mbretëria e Bashkuar "brenda javësh" do të ndalojë grupin Wagner si një organizatë terroriste në kuadër të një goditjeje të re ndaj rrjetit mercenar rus.
Grupi Wagner u themelua në vitin 2014 nga Yevgeny Prigozhin, i cili u humbi jetën në një aksident me avion më 23 gusht.