Said İbicioğlu
17 Maj 2021•Përditësim: 17 Maj 2021
Laureatja e Çmimit Nobel dhe aktivistja jemenase Tawakkol Karman të dielën tha se Izraeli ka kryer krime të shumta terroriste kundër palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke dalë në mediat sociale, ajo shprehu solidaritet me popullin palestinez kundër okupimit Izraelit.
"Izraeli pushtoi tokën, sulmoi njerëzit dhe bëri krime të panumërta terroriste kundër palestinezëve", tha Karman.
Në sulmet izraelite deri më tani humbën jetën 197 palestinezë, prej të cilëve 58 fëmijë dhe 34 gra ndërsa u plagosën 1.235 të tjerë. Ndërkohë janë shkatërruar dhjetëra ndërtesa.
Tensionet u përhapën nga Kudsi Lindor në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës atje u zotuan se do t’u përgjigjen sulmeve të fundit izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah nëse nuk ndalen.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje që kurrë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.