Vesna Besic
17 Maj 2021•Përditësim: 18 Maj 2021
Takimi i liderëve, me rastin e 10-vjetorit të Procesit Brdo-Brijuni, filloi në Brdo afër Kranjit në Slloveni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Samiti i procesit Brdo-Brijuni, i shtyrë dy herë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, mbahet sot në Slloveni.
Bëhet fjalë për një iniciativë të nisur nga Borut Pahor, ish-kryeministri dhe tani president i Sllovenisë, në bashkëpunim me Kroacinë në vitin 2010, me synimin për të forcuar besimin e ndërsjellë dhe për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Në takim marrin pjesë kryesuesit dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, Zheljko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Më herët, kabineti i Pahorit theksoi se takimi do të jetë një mundësi për të konfirmuar dhe forcuar detyrimin për të vazhduar procesin e zgjerimit të BE-së, por gjithashtu një mundësi për të shkëmbyer mendime mbi çështje të tjera aktuale në një atmosferë joformale.
Takimi i liderëve është një mundësi për të konfirmuar dhe forcuar angazhimin për të vazhduar procesin e zgjerimit të BE-së por edhe për të shkëmbyer mendime për çështje të tjera aktuale.