SARAJEVË (AA) - Anadolu Agency në kuadër të vizionit 100 vjeçar la pas 3 vjet nga fillimi i publikimeve më 11 mars 2012 në gjuhët Boshanjakisht, Kroatisht dhe Serbisht (BHS).
Fuqia dhe ekonomia në rritje e Turqisë duke qenë paralel me diplomacinë e cila ka tejkaluar kufijtë ka dhënë frytat e saj në kuadër të rritjes dhe në publikimin shumë gjuhësh i cili filloi 3 vjet më parë edhe në BHS. Servisi BHS i AA-së ka mbushur një boshllëk të madh në Ballkan në një kohë tre vjeçare.
Në kuadër të 3 vjetorit të formimit, servisi BHS i AA-së në qendrën e saj në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës në Sarajevë mbajti një recepsion.
Në këtë recepison morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Sarajevë Cihad Erginay, Konsulenti i Turqisë për Shërbimet Fetare në Sarajevë Hasan Atlı, Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Sarajevë Hüseyin Şanlı, Drejtori i përgjithshëm i bankës Bujqësore të Bosnje Hercegovinës Ali Rıza Akbaş, Drejtori kompanisë Ajrore Turkish Airlines i Sarajevës Salih Kansu, Përfaqësuesi i TRT për Sarajevën Ömer Özdenören, Konsulent i Kulturës dhe Turizmit në ambasadën e Turqisë në Sarajevë Soner Şahin, Drejtori i Qendrës Kullturore Turke Junus Emre në Sarajevë Mehmet Akif Yaman dhe shumë të ftuar të tjerë.
Ambasadori i Turqisë në Sarajevë Cihad Erginay, në fjalimin e tij tha se servisi BHS i AA-së brenda tre vjetëve është shndërruar në "markë" tashmë.
Erginay i cili theksoi se servisi BHS në Ballkan ka marrë vendin e tij si një burim i sigurtë ai u shpreh se "servisi BHS i AA-së si një referencë e mediave të tjera këtu ka fituar cilësinë e të qenurit agjencia e lajmeve më prestigjioze. Falenderoj të gjithë ata që kanë dhënë mundin e tyre në themelimin e këtij servisi dhe i uroj suksese të mëtejshme të gjithë ekipit të tij.Fat të mirë, dhe shumë vite të bukura".
Servisi BHS i AA-së i cili i transmeton mediave të rajonit nga Ballkani, nga Turqia dhe nga bota me një mesatare prej 65 lajmesh, 150 fotografi dhe 25 video në ditë në një kohë të shkurtër për 3 vjet ka arritur suksese të mëdha. Krahas kësaj AA në kuadër të lajmeve në Ballkan ajo ka nisur edhe publikimet e saj në gjuhën e 8-të në atë të gjuhës Shqipe më 1 tetor 2014.
BHS tashmë si një markë në Ballkan pas 1 vit publikimesh pa-pagesë që nga 15 marsi 2013 duke filluar publikimin me pagesë ajo ka patur një interes të lartë për abonime nga medjat dhe institucionet lokale. Afërsisht 100 televizone, gazeta, website të rëndësishme të lajmeve dhe radio të ndryshme që operojnë në Ballkan janë tashmë abone të servisit BHS të AA-së.