STAMBOLL (AA) - Për fotografinë më të mirë të vitit në konkursin ndërkombëtare "Istanbul Photo Awards", që organizohet për herë të parë nga Anadolu Agency (AA), u përzgjodh fotografia e fotoreprterit australian Daniel Berehulaka "Epidemia e Ebolës në Liberi" , e cila ishte filmuar për The New York Times, raporton Anadolu Agency (AA ).
Anëtarët e jurisë kishin detyrë të vështirë në përzgjedhjen e fotografisë më të mirë në kategoritë e lajmeve dhe sportit, në mes 12 mijë fotografive të garuesve nga më shumë se 100 vende.
Përveç "Fotos së vitit 2014" Juria e përbërë nga emra të shquar botëror si redaktorja e fotografisë në revistën "Time" Alice Gabriner, fitues i Çmimit Pulitzer dhe themelues i Shanghai Center of Photography (SCOP) Liu Heung Shing, redaktor i fotografive Stern Harald Menk, Georges Dekeerle nga udhëheqësia e Getty Images, dhe kreu i Zyrës për Zhvillimin e Fotos të AFP-së Michel Scotto, fotografët fitues të World Press, Juri Kozirev, Guillaume Herbaut dhe Patrick Chauvel, si dhe redaktorin e lajmeve vizuale të AA, Ahmet Sela dhe redaktorin e shërbimit të fotografive në AA, Firat Caglayan Yurdakul zgjodhën fituesin për kategorinë "foto individuale nga kategoria e lajmeve", "seri fotosh nga kategoria e lajmeve", si dhe foto të vetme dhe grup fotosh nga kategoria e sportit.
"Fotografia ngjall ndjenjën se doni të dini më shumë. Fotografia ju dërgon në tregime të pabesueshme." tha Gabriner presidenti i jurisë, duke treguar ndjenjat kur për herë të parë kishte parë foton "fituesja e konkursit".
Gabriner gjithashtu ka theksuar se vitin e kaluar lajmet rreth virusit Ebola "ishin më të forta dhe kjo ishte një prej arsyeve të përzgjedhjes së fotos". "Mendoj se kjo është një shenjë e mirë që ju këtë konkurs do ta organizoni edhe në të ardhmen," tha Gabriner duke shtuar se konkursi i vitit të parë është shumë i rëndësishëm.
Fotoreporteri fituesi i Pulitzer, Liu Heung Shing, theksoi se ishte shumë i emocionuar nga fakti që ishte anëtar i jurisë, dhe se cilësia e fotografive ishte "në nivele jashtëzakonisht të lartë".
Përveç fotografisë së vitit, edhe 11 fotografë nga shtatë vende morën çmime në katër kategori. Çmimi për fotografi të vitit dhe për vendet e para në të gjitha kategoritë është tetë mijë dollarë, për vendin e dytë tre mijë dollarë, dhe vendin e tretë në 1.500 dollarë.
Të gjitha informacionet në lidhje me konkursin mund të gjenden në faqen e internetit www.istanbulphotoawards.com