ANKARA (AA) - Revista e njohur franceze "Paris Match" përfshiu fotografinë e Anadolu Agency (AA) nga Gaza në mesin e 40 fotografive që shënuan vitin 2014.
Fotografitë e AA nga e mbarë bota tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Në mesin e tyre është edhe fotografia e fotoreporterit të AA Ali Hasan, i cili tregon grupin e palestinezëve, ndërsa kryejnë namazin nën hijen e minares së xhamisë së shkatërruar Al Suusi.
Foto është interesante, sepse kjo xhami, e cila ndodhet në kampin e refugjatëve Es-Sati, është rrënuar për shkak të sulmeve të Izraelit. Palestinezët në fotografi kryejnë namazin para rrënojave të xhamisë, në hijen e minares së saj.
Gazeta javore "Paris Match" është një ndër 15 revistat më të kërkuara në botë. Kjo revistë gjithashtu në gusht ka ndarë katër faqe për fotografitë e AA të cilat tregojnë dramën e jezidëve, të cilët janë larguar në Turqi për shkak të sulmeve të organizatës terroriste ISIL.
@aa_albanian