HALEP (AA) - Reporter i Anadolu Agency (AA) Mustafa Sultan i cili prej një kohe të gjatë në Halep ndjek luftimet mes regjimit sirian dhe rebelëve, u plagos në Bureyj ndërkohë që ndiqte zhvillimet në këtë rajon.
Në fakt, reporteri i AA plagoset ndërkohë ndiqte luftimet mes frontit Islamik dhe forcave të Bashar al-Assadit në vendin Bureyj në veri të qytetit Halep.
Reporteri i AA u plagos në krah dhe bel nga goditja e ushtarëve të regjimit sirian.
Ai u plagos nga goditja e një predhe, ndërkohë që ndihmën e parë ia dhanë pjestarët e forcave të frontit islamik.
Sipas informacioneve të fundit, gjendja e tij është drejt normalizimit.