SARAJEVË (AA) - Kryeredaktori pranë Drejtorisë Rajonale për Evropën Juglindore Atakan Çelik: ''AA është në anën e të pafajshmit dhe kundër mizorisë dhe persekutimit."
Presidenti i Unionit Yasmin Meşkoviç, në një ceremoni të mbajtur sot në Këshillin e Kongresit të intelektualëve boshnjakë në Sarajevë tha se Anadolu Agency (AA) i përcjell publikut lajme të sakta dhe në mënyrë të paanshme.
Meskoviç tha se media ia trasmeton publikut problemet që kanë jetuar familjet dhe të persekutuarit në kampet e përqendrimit dhe nderoi me një pllakatë falenderimi ''ndjeshmëria për problemet dhe ndjekshmëri në punimet e shoqatës''.
Kryeredaktori pranë Drejtorisë Rajonale për Evropën Juglindore Atakan Çelik pasi mori pllakatën e falenderimit për AA rikujtoi se Anadolu Agency me ekipet që punojnë në të gjitha anët e botës janë duke bërë publikime në shumë gjuhë.
Çelik gjithashtu theksoi se ''AA është në anën e të pafajshmit dhe kundër mizorisë dhe persekutimit, kudo që të ketë të persekutuar në Siri, Egjipt, Irak, Palestinë, punonjësit e AA janë aty. është shumë domethënëse për ne që bëmë të mundur degjimin e zërit të persekutuarve. Na imponohet një mision i madh dhe ne si AA do të përpiqemi që të jemi të denjë.Në qytetërimin tonë ne jemi përballë mizorisë dhe persekutimit. Nëse persekutimi nuk ndalet atëherë duhet me i bërë të ditur tërë botës dhe ne këtë e bëjmë. Shpresojmë që nëpër botë të mbarojë persekutimi, dhe njerëzit të jetojnë në paqe. Edhe njëherë ju falenderoj për këtë çmim domethënës''.
Në ceremoni krahas AA morën pllakatë falenderimi edhe Radio dhe Televizioni i Bosnjës dhe Hercegovinës, Federata e Televizionit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Televizioni Jeta, Televizioni FACE, TV1, Alfa, Pink dhe Televizionet e Sarajevës, Federata e Agjencisë së Lajmeve të Bosnje-Hercegovinës, Federata e Radios së Bosnjës dhe Hercegovinës, portali i lajmeve Klix.ba, gazetat Dnevni Avaz dhe Oslobocenye.