Kulturë

Prishtinë, mbahet koncerti “Vallëzimi Përmes Muzikës”

Ndër performancat që u duartrokitën nga të pranishmit ishin edhe “Fidayda”, “Unë Biri Yt Kosovë”, “Shpirti i Traditës”, “Mandira”, “Hey Anadolu” dhe të tjera

Agim Sulaj  | 26.04.2019 - Përdıtësım : 27.04.2019
Prishtinë, mbahet koncerti “Vallëzimi Përmes Muzikës” Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Qindra pjesëmarrës kanë ndjekur koncertin orkestral “Vallëzimi Përmes Muzikës”, që u mbajtë në “Sallën e Kuqe” në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Koncerti orkestral, i organizuar së bashku nga shkolla e mesme e muzikës “Prenk Jakova” - Prishtinë dhe shkolla e mesme e arteve nga provinca Atashehir e Stambollit “Aydın Doğan”, të pranishmëve u ofroi performancë për më shumë se një orë.

Në këtë koncert me nxënës nga Kosova dhe Turqia performuan tre dirigjentë, Edon Ramadani, Murat Sigirxhi dhe Ertem Akkus.

Ndër performancat që u duartrokitën nga të pranishmit ishin edhe “Fidayda”, “Unë Biri Yt Kosovë”, “Shpirti i Traditës”, “Mandira”, “Hey Anadolu” dhe të tjera.

Në fund të programit u ndanë edhe mirënjohje për dirigjentët dhe udhëheqësit e shkollave të muzikës.

Shkolla e Mesme e Muzikës “Prenk Jakova” ka nisur të themelohet nga viti 1949, ndërsa shkolla “Aydın Doğan” funksionon nga viti 2010 dhe është quajtur “Prof. Faik Somer”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.