İlayda Çakırtekin
19 Shtator 2025•Përditësim: 19 Shtator 2025
Presidenti francez Emmanuel Macron inauguroi kullat e restauruara të katedrales historike “Notre Dame de Paris”, gjashtë vjet pas zjarrit shkatërrues të prillit 2019, transmeton Anadolu.
“Gjashtë vjet pas zjarrit, kullat e Notre-Dame-it hapen përsëri për publikun”, njoftoi Macron në rrjetin social amerikan X, pasi inauguroi kullat.
Kullat do të hapen për publikun të shtunën, dhe vizitorët do të jenë në gjendje të ngjisin 424 shkallët për të shijuar pamjen e Parisit.
Rihapja e tyre shënon një tjetër arritje në përpjekjen e gjerë të rindërtimit, i cili ka vazhduar pas rihapjes së katedrales në dhjetor 2024.