Mesut Varol
05 Maj 2022•Përditësim: 06 Maj 2022
MESUT VAROL - Ishujt dhe gjiret në liqenin Van tërheqin vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me eventet e organizuara kohëve të fundit.
Me natyrën e tyre të paprishur dhe ujin e pastër, ishujt Akdamar, Çarpanak, Adır dhe Kuş në liqenin Van shquhen me veçoritë e tyre historike dhe turistike.
Katër ishujt në liqenin Van, i cili është gjithashtu liqeni më i madh i Turqisë, janë nikoqir i qytetërimeve të rëndësishme me mbetjet e tyre historike dhe kulturore që sfidojnë vitet.
Ishulli, i cili u shpall "lokal arkeologjik" në mes të liqenit të thellë blu, me ndërtesat historike brenda ishullit dhe gjiret në luginat e thella ku takohen gjelbërimi dhe ngjyra e kaltër, vizitohen nga turistët që vijnë në qytet.
Turistët vendas dhe të huaj që vijnë në Van kanë mundësinë të vizitojnë këto ishuj në liqen me anije. Vizitorët dëshmojnë gjithashtu festën vizuale të pulëbardhave që bëjnë fole në ishull për të hedhur vezët e tyre.
Ishulli Akdamar është vizituar nga 25 mijë njerëz
Drejtori i Kulturës dhe Turizmit i Qytetit, Erol Uslu, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se ky vit turizmi i Vanit doli në pah si një nga vitet me më shumë vizita.
"Kur shohim potencialin e vizitorëve të ishullit Akdamar në katër muaj, mund të shohim se këta janë njerëz që vizitojnë pikën historike dhe turistike. Intensiteti i vizitorëve këtu është një tregues se ne do të tërheqim më shumë vizitorë këtë vit. Ishulli Akdamar priti 25 mijë vizitorë në katër muaj", tha ai.
Uslu tregoi se janë duke vazhduar punimet e tyre për promovimin e ishujve në liqen.
Drejtori i Degës së Kulturës në Bashkinë Metropolitane të Vanit, Muhlis Kaya tha se për zhvillimin e turizmit kanë organizuar 13 aktivitete të ndryshme që nga muaji tetor.
Fatma Köroğlu Çelik, një vizitore e ishullit Çarpanak, duke theksuar se për herë të parë ka patur mundësi të vizitojë vendin, tha se natyra e vendit ka një bukuri të jashtëzakonshme.
Entuziasti i fotografisë, Sedat Yılmaz tha se rajoni ka një atmosferë shumë të mirë.