Fatih Erel
27 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
GJENEVË (AA) – Para zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë u hap ekspozita me fotografitë e shkrepura nga gazetarët e Anadolu Agency (AA) gjatë tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Para zyrës së OKB-së në Gjenevë, konkretisht në sheshin ku ndodhet skulptura monumentale “karrigia e thyer” që simbolizon luftën kundër dhunës së armatosur ndaj civilëve, do të mund të vizitohet deri më 29 shtator. Në ekspozitë marrin pjesë 30 fotografi të gazetarëve të AA-së që reflektojnë tentativën për grusht shteti.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Mehmet Ferden Çarıkçı, Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Organizatën Botërore të Tregtisë Mehmet Haluk Ilıcak, i Ngarkuari i Përkohshëm Dimplomatik në Ambasadën e Turqisë në Bern Volkan Karagöz, Kryekonsulli i Turqisë në Gjenevë Hüseyin Barbaros Dicle, dhe Anëtari i Bordit Drejtues të Këshillit Botëror Turk të Biznesit (DTIK) dhe Kryetari i Komitetit të Eurozonës Suat Şahin.
Ndërkaq, Aleanca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njerut dhe Zhvilim e drejtuar nga Ender Demirtaş para hapjes së ekspozitës organizoi konferencë me titullin “Demokracia turke më e fuqishme se grushti i shtetit”.
Pritet interesim i madh
Në ekspozitën e fotografive të AA-së pritet që interesim të shfaqin ambasadorë në Gjenevë, konsullë, punëtorë të OKB-së, gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe popullata.
Rëndësi të veçantë ka fakti që ekspozita po organizohet në sheshin ku ndodhet skulptura monumentale karrigia e thyer që simbolizon luftën kundër dhunës së armatosur ndaj civilëve pikërisht në kohën kur po mbahet seanca e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ku diskutohet gjendja aktuale e të drejtave të njeriut në botë.
Në ndërkohë, Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut me qendër në Gjenevë i cili diskuton tema që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut në botë, në një deklaratë me shkrim që e kishte lëshuar katër ditë pas tentativës për grusht shteti në Turqi, kishte hezituar ta dënonte grushtin e shtetit dhe kishte paralajmëruar qeverine turke që të mos bëjë shkelje të të drejtave të njeriut pas grushtit të shtetit. Ndërkaq, në një konferencë për media, komisariati ishte detyruar ta dënonte tentativën për grusht shteti pas një pyetjeje të parashtruar nga gazetari i AA-së.