Kulturë

Dita e Ashures, simboli i bereqetit, shpërndarjes dhe unitetit

Nesër është "Dita e Ashures" e cila përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit, shpërndarjes dhe unitetit

Sefa Şahin   | 08.09.2019
Dita e Ashures, simboli i bereqetit, shpërndarjes dhe unitetit

Ankara

SEFA ŞAHİN

Nesër është "Dita e Ashures" e cila përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit, shpërndarjes, unitetit dhe e cila sipas besimit islam, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Dita e Ashures, e cila rrjedh nga fjala "ashr", që do të thotë dhjetë në arabisht, është një ditë e rëndësishme për sa i përket historisë së profetëve. Ajo përkon me ditën e dhjetë të muajit të parë Muharrem të vitit hixhri.

Sipas burimeve të hadithit, në këtë ditë ka shpëtuar nga përmbytja anija e Hazreti Nuhut dhe ngjarja kur profeti Musa kalonte nëpër Detin e Kuq dhe shpëtoi popullin e tij nga Faraoni.

Për më tepër, sipas shumë veprave të historisë kulturore, në këtë ditë janë përjetuar edhe ngjarje të tilla si pranimi i pendimit pas mëkatit të bërë nga Hz. Ademi, ngritja në qiell i gjallë i Hz. Idrizit, mos djegia nga zjarri i Hz. Ibrahimit, bashkimi i Hz. Jakubit dhe djalit të tij Jusufit, shërimi i sëmundjeve të Hz. Ejubit, dalja e Hz. Junusit nga barku i peshkut, lindja e Hz. Isait dhe ngritja e tij në qiell duke u shpëtuar nga vdekja.

Në të njëjtën kohë, në këtë ditë është përjetuar edhe ngjarja "Kerbela" ku u martirizua nipi i Hz. Muhamedit, Hz. Husein dhe 72 të afërm të tij më 10 tetor 680, nga kalifi i dytë i shtetit Emevi (Umajad) Jezid bin Muaviyeh.

Meqenëse këto ngjarje kanë ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, në traditën fetare kësaj i kushtohet një rëndësi të madhe sot. Muslimanët këtë ditë e shënojnë kryesisht duke agjëruar.

Në muajin Muharrem gëzimi dhe trishtimi janë së bashku

Myftiu i Ankarasë, Yusuf Doğan, në një deklaratë për AA tha se muslimanët me fillimin e muajit Muharrem teksa hyjnë në vitin e ri hixhri përjetojnë së bashku gëzimin dhe trishtimin.

Duke nënvizuar se muaji Muharrem është një prej muajve ku është e ndaluar lufta, Doğan kujtoi se në këtë muaj Profeti Muhamed emigroi nga Meka në Medine.

Pasi ka rikujtuar më tej se në muajin Muharrem është përjetuar edhe ngjarja "Qerbela" ku 1339 vite më parë u martirizua nipi i profetit Muhamed, Hz. Huseini dhe mbi 70 të pafajshëm të tjerë, myftiu Doğan tha gjithashtu se:

"Dita e dhjetë e Muharremit është Dita e Ashures. Agjërimi sot është sunnet. Në një hadith, i Dërguari i Allahut ka thënë: 'Agjërimi më i virtytshëm pas Ramazanit është agjërimi në Muharrem i cili është muaji i Allahut'. Ashurja është gjithashtu simbol i unitetit, ndarjes dhe solidaritetit tonë. Ashtu sikurse shijet e ndryshme që bashkohen tek Ashurja duke formuar një shije të re, edhe bota islame me sekte, raca dhe ngjyrën e saj është e përbërë nga kombe të ndryshme. Në këtë mënyrë, etika e të jetuarit së bashku në kulturën tonë, na mëson të ndajmë gëzimin, pikëllimin, bekimin, barrën, dashurinë dhe telashet".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın