Turqia, Shëndetësi, Koronavirusi

Turqia fillon imunizimin kundër COVID-19

Agjencia turke e Barnave dhe Produkteve Mjekësore (TITCK) miratoi dje për përdorim urgjent vaksinën CoronaVac, të zhvilluar nga kompania SinoVac me bazë në Pekin

Bojana Stojanovic   | 14.01.2021
Turqia fillon imunizimin kundër COVID-19

Ankara

Në Turqi sot ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19), fillimisht nga punonjësit shëndetësorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bursa - Turqia fillon imunizimin kundër COVID-19

Në Turqi sot ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19), fillimisht nga punonjësit shëndetësorë. Dje, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, mori vaksinën kineze kundër koronavirusit, CoronaVac dhe u bë personi i parë që mori vaksinën e zhvilluar së fundmi. Agjencia turke e Barnave dhe Produkteve Mjekësore (TITCK) miratoi dje për përdorim urgjent vaksinën CoronaVac, të zhvilluar nga kompania SinoVac me bazë në Pekin ( Ali Atmaca - Anadolu Agency )

Dje, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, mori vaksinën kineze kundër koronavirusit, CoronaVac dhe u bë personi i parë që mori vaksinën e zhvilluar së fundmi.

Agjencia turke e Barnave dhe Produkteve Mjekësore (TITCK) miratoi dje për përdorim urgjent vaksinën CoronaVac, të zhvilluar nga kompania SinoVac me bazë në Pekin.

Tre milionë doza të vaksinës që i prodhoi SinoVac mbërritën në Turqi më 30 dhjetor. Vaksinat janë transferuar në magazinën mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mostrat e vaksinës u dërguan në laboratorin TITCK për ekzaminim për 14 ditë. Ndryshe, vaksinimi do të bëhet në katër hapa.

Në hapin e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, njerëzit mbi moshën 65-vjeçare dhe të rriturit që jetojnë në vende të mbushura me njerëz siç janë strehimoret. Më pas vijojnë punonjësit në shërbimet e rëndësishme, personat më të vjetër se 50-vjeç dhe personat me së paku një sëmundje kronike.

Në fazën e tretë, vaksinën do ta marrin personat më të ri se 50-vjeç me së paku një sëmundje kronike, të rinjtë dhe ata që punojnë.

Në fazën përfundimtare do të vaksinohen të gjithë personat e mbetur. Qytetarët do të duhet përmes internetit të caktojnë datën për marrjen e vaksinës. Do të merren dy doza me kohëzgjatje prej 28 ditëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın