Havva Kara Aydın
26 Prill 2020•Përditësim: 27 Prill 2020
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar vdekjen e 99 personave të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në Turqi rritet në 2.805, transemton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në twitter, Koca po ashtu njoftoi se me 2.357 të infektuar të ri, numri i raste të konfirmuara me koronavirus në Turqi është rritur në 110.130.
Ai po ashtu tha se numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vendin e tij është rritur në 29.140, pasi 3.558 të tjerë u lëshuan nga spitali.
Ai njoftoi se që nga shpërthimi i pandemisë në Turqi janë kryer 889.742 teste për COVID-19, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 30.177.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.9 milionë, me rreth 203 mijë të vdekur dhe rreth 828 mijë të shërëuar.