Koronavirusi

Turqi, 2.209 raste të reja dhe 76 viktima nga COVID-19

Gjithsej 1.511 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga virusi në 317.519

Faruk Zorlu   | 27.10.2020
Turqi, 2.209 raste të reja dhe 76 viktima nga COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 2.209 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 366.208, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, vendi po ashtu regjistroi 76 viktima të tjera nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9.950. 

Gjithsej 1.511 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga virusi në 317.519. 

Deri më sot punonjësit e kujdesit shëndetësor të Turqisë kanë kryer mbi 13.47 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 127.651 teste të kryera gjatë ditës së fundit. 

Numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 1.827, këtë javë me 5 për qind që vuajnë nga pneumonia. 

"Ne nuk mund të jemi të suksesshëm nëse numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i atyre aktiv nuk ulet", shkroi ministri turk i Shëndetësis, Fahrettin Koca, në llogarinë e tij në twitter.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın