Abdulkadir Karakaya
22 Prill 2021•Përditësim: 22 Prill 2021
Tre basketbollistë të ligës amerikane NBA janë infektuar me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e NBA-së thuhet se nga 14 prilli është bërë testi për COVID-19 tek 488 basketbollistë, ndërsa tre teste dolën pozitive.
Lojtarët me test të konfirmuar pozitiv, në pajtim me protokollin shëndetësor do të jenë në izolim derisa nuk marrin leje për ndërprerjen e kësaj mase.