Koronavirusi

Spanjë, rritet në 27.135 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria tha se sipas testeve të kryera për COVID-19 të realizuar në bazë të metodës PCR, në 24 orët e fundit janë zbuluar 164 raste të konfirmuara, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuar me këtë virus është rritur në 240.310

Şenhan Bolelli  | 06.06.2020 - Përdıtësım : 07.06.2020
Spanjë, rritet në 27.135 numri i të vdekurve nga COVID-19

Madrid

Në 24 orët e fundit në Spanjë është raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është 27.135, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se në shtatë ditët e fundit nga koronavirusi kanë vdekur 67 persona, me numrin më të madh të vdekjeve në Madrid (24), Castilla (16), Leon (16) dhe Asturias (11).

Ministria tha se sipas testeve të kryera për COVID-19 të realizuar në bazë të metodës PCR, në 24 orët e fundit janë zbuluar 164 raste të konfirmuara, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 240.310.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın