Koronavirusi

Shqipëri, 5 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.496

Fatjon Cuka  | 22.06.2021 - Përdıtësım : 23.06.2021
Shqipëri, 5 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 5 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.496, ndërkohë numri i të vdekurve është gjithsej 2.455.

Gjithashtu janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.941 dhe raste aktive aktualisht në të gjithë vendin janë 100.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.064 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 781.556 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, deri tani janë kryer në total 890.052 doza të vaksinës ndaj COVID-19 dhe prej tyre 370.378 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın