Sinan Doğan
23 Qershor 2021•Përditësim: 23 Qershor 2021
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Kolumbi kanë humbur jetën 614 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë, me vdekjen e 614 personave në 24 orët fundit, numri gjithsej i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 101.302.
Me 28.616 raste në 24 orët e fundit, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 3.997.021, ndërkohë me 29.081 të shëruar numri i të shëruarve ka shkuar në 3.714.962.
Në mesin e rajoneve me të prekura nga pandemia janë kryeqyteti Bogota me 1.173.051 raste dhe rajoni Antioquia me 614.042 raste.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 168.825, ndërsa kapaciteti i mbushur në njësitë e kujdesit intensiv ndryshon në 85-90 për qind.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Fernando Ruiz Gomez, në një deklaratë njoftoi se vaksina kineze Sinovac që po përdorin ka efektivitet të lartë dhe se ka dhënë rezultate pozitive në pakësimin e vdekjeve tek personat mbi 80 vjeç.
Duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg tubimeve dhe aktiviteteve masive, Ruiz u shpreh se "Në rritjen e numrit të rasteve dhe vdekjeve ka pasur një ndikim të madh rritja e lëvizshmërisë sociale kohët e fundit".