Islam Doğru
27 Prill 2020•Përditësim: 28 Prill 2020
Në 24 orët e fundit në SHBA kanë humbur jetën 943 njerëz si rezultat i infeksionit me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 54.877, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA është shteti më i prekur nga COVID-19 duke u bërë epiqendra e infeksionit në botë me numrin më të madh të vdekjeve dhe të infektuarve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins, 26.702 raste të reja janë raportuar në 24 orët e fundit në SHBA, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me COVID-19 në 965.951.
Gjatë ditës së fundit janë regjistruar 943 raste të reja të vdekjeve, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA ka arritur në 54.877.
Pas SHBA-ve, Spanja ka regjistruar 229.422 të infektuar, Italia 197.675 dhe Franca 162.220.
Epiqendra e sëmundjes në SHBA është New York-u
Shteti amerikan New York ka regjistruar numrin më të madh të rasteve të konfirmuara dhe rasteve të vdekjes dhe është shteti më i prekur në SHBA. Më pas vijnë New Jersey dhe Massachusetts.
Në New York, 288.045 njerëz rezultuan pozitivë në testet për COVID-19, ndërsa 22.269 njerëz vdiqën si pasojë e infektimit.
Në SHBA janë bërë 5.441.079 testime janë kryer për koronavirus, ndërsa 107.045 persona janë shëruar.
Nëpër spitalet në SHBA vazhdojnë të trajtohen 126.647 pacientë.