Bota, Koronavirusi

Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.220 vdekje, në Meksikë 730 dhe në Indi 475

Muhammed Emin Canik, Nuri Aydın  | 10.07.2020 - Përdıtësım : 10.07.2020
Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Buenos Aires/Ankara

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.220 vdekje, në Meksikë 730 dhe në Indi 475, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 42.619 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.755.779 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.220 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 69.184.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 349.715 raste dhe 17.118 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.054.043.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili njihet me veprimet e tij nënvlerësuese kundër pandemisë tha se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë "regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19".

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

- Meksikë, 730 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 730 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 33.526. Ndërsa me 7.280 raste të reja është rritur në 282.283 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 172.230 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

- Indi, 475 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 26.506 raste të reja duke e rritur në 793.802 numrin e rasteve ndërsa me 475 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 21.604 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 495.513 persona.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın