Burak Dağ
18 Prill 2020•Përditësim: 18 Prill 2020
Në Marok, Kuvajt, Katar dhe Liban vazhdon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Marokut tha se dy pacientë të tjerë vdiqën nga koronavirusi, duke e çuar në 137 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend. Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend po ashtu u rrit në 2.670, ndërsa numri të shëruarve ka shkuar në 298.
Në Kuvajt, numri i të vdekurve është gjashtë, ndërsa numri i të shëruarve 280. Autoritetet shëndetësore raporton se numri i rasteve të konfirmuara po ashtu është rritur në 1.751.
Ndërkohë, në Katar numri i të vdekurve nga pandemia ka shkuar në tetë, ndërsa numri i të shëruarve në 510. Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend aktualisht është 5.008.
Në Liban katër persona të tjerë janë testuar pozitiv ndaj koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 672.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 157 mijë të vdekur dhe rreth 581 mijë të shëruar.