Emel Öz
27 Janar 2022•Përditësim: 27 Janar 2022
Kompania amerikane farmaceutike Moderna ka filluar testimin e dozës përforcuese kundër variantit Omicron të koronavirusit (COVID-19) tek të rriturit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Moderna njoftohet se doza përforcuese e zhvilluar kundër Omicron iu administrua për herë të parë një pjesëmarrësi.
Më tej, njoftohet se doza përforcuese e prodhuar veçanërisht për Omicronin do të testohet në një grup prej 600 personash që kanë marrë dy doza Moderna ose një dozë të tretë përforcuese.
Një studim i publikuar në revistën mjekësore "New England" theksoi se antitrupat që synojnë variantin Omicron kanë shënuar ulje, por ende mbeten në nivel të zbulueshmërisë gjashtë muaj pas dozës së tretë përforcuese të vaksinës.