Sinan Doğan
20 Prill 2020•Përditësim: 20 Prill 2020
Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Meksikë është rritur në 686, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zv/ministri i Shëndetësisë i Meksiksës, Hugo Lopez-Gatell, ka informuar se në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 36 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 686.
Njëkohësisht, janë konfirmuar 764 raste të reja të infektimeve, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 8.261, ndërsa numri i të shëruarve është 3.087 persona.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se vendi është në pozitë të mirë në aspekt të luftimit të koronavirusit.
"I bëjmë thirrje popullit të respektojë rregullat e distancimit shoqëror, sepse shohim që ne po shkojmë mirë. Respektoni në mënyrë shtesë profesionistët e mjekësisë dhe përpiquni të qëndroni në shtëpi", shkroi Obrador.
Në kryeqytet ateroi edhe një avion me pajisje dhe materiale mjekësore nga Kina.
Më 7 prill, në Meksikë ateroi edhe një avion nga Kina me të cilin u transportuan 10 tonë doreza, maska dhe pajisje mjekësore.