Havva Kara Aydın
16 Maj 2020•Përditësim: 17 Maj 2020
Në Mbretërinë e Bashkuar në 24 orët e fundit kanë vdekur 468 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend nga ky virus është rritur në 34.466, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet shëndetësore të vendit po ashtu konfirmuan 3.451 të infektuar të tjerë nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të infektuar ka shkuar në 240.161.
Po ashtu në 24 orëte fundit janë kryer 136.486 teste të dyshuara për COVID-19, ndëra që nga shpërthimi i pandemisë në vend janë kryer 2.489.563 teste të dyshuara.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimn e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë, me pothuajse 310 mijë të vdekur dhe mbi 1.6 milionë të shëruar.