Ahmet Gürhan Kartal
03 Maj 2020•Përditësim: 04 Maj 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali është rritur në 28.446, pasi 315 viktima të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zv/kryeministri i vendit, Michael Gove, në një konferencë për media tha se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 76.496 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa gjithsej që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 1.206.403 teste.
Gove njoftoi se me 4.339 rastet e reja të rezultuara pozitiv ndaj koronavirusit, numri i të diagnostikuarve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 186.599.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.4 milionë, me rreth 245 mijë të vdekur dhe mbi 1.1 milion të shëruar.