Handan Kazancı
03 Maj 2020•Përditësim: 04 Maj 2020
Italia ka raportuar 174 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) të regjistruara në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 28.884, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë po ashtu njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 210.717, prej të cilëve 100.179 raste janë aktive.
Numri i të shëruave ka shkuar në 81.654, pasi 1.740 pacientë të tjerë të shëruar u lëshuan në shtëpi. Aktualisht në kujdes intensiv janë 1.501 pacientë.
Mbrojtja Civile theksoi se deri më tani janë kryer 2.153.772 teste të dyshuara për COVID-19.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.4 milionë, me pothuajse 244 mijë të vdekur dhe mbi 1.1 milion të shëruar.