Dzihat Aliju
21 Prill 2022•Përditësim: 21 Prill 2022
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 86 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë në vend në 308.964, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendi po ashtu regjistroi një viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 9.266 numrin e përgjithshëm të tyre
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 105 pacientë të shëruar nga koronavirusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 298.916.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 782.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.359 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.003.269 testime.