Ekip
11 Janar 2022•Përditësim: 12 Janar 2022
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.964 raste të tjera dhe shtatë viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 236.241, ndërsa ai i viktimave në 8.055.
Numri i pacientëve të shëruar mbetet në 215.853, pasi siç njofton Ministria e Shëndetësisë, për shkak të një problemi teknik gjatë ditës nuk është regjistruar asnjë person i shëruar dhe ato që janë shëruar sot do të shfaqen në raportin e ditës së nesërme.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendi kanë kryer 1.672.767 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 7.724 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.333.