Sport, Koronavirusi

Lionel Messi rezulton pozitiv me COVID-19

Në një deklaratë nga klubi thuhet se si pasojë e testit rutinë të kryer për COVID-19 kanë rezultuar pozitivë, Messi, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala

Doğa Kırmızıoğlu  | 02.01.2022 - Përdıtësım : 03.01.2022
Lionel Messi rezulton pozitiv me COVID-19

Ankara

Klubi futbollistik francez Paris Saint-Germain (PSG) njoftoi se 4 futbollistë, përfshirë edhe yllin argjentinas Lionel Messi janë infektuar me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga klubi thuhet se si pasojë e testit rutinë të kryer për COVID-19 kanë rezultuar pozitivë, Messi, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala.

Pas transferimi tek PSG në fillim të sezonit, Messi këtë sezon ka shënuar vetëm 1 gol në 11 ndeshje në ligë ndërsa ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë thuhet se ylli brazilian Neymar që është i lënduar, do të vazhdojë trajtimin deri më 9 janar në vendin e tij në Brazil dhe se pritet që të dalë në stërvitje sërish pas 3 javësh.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.