Kenan Irtak
24 Tetor 2020•Përditësim: 25 Tetor 2020
Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Bashkisë së Stambollit, Murat Ongun në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha: "Kryebashkiaku Ekrem İmamoğlu ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Për informacion publik njoftojmë se kryetari i cili ka filluar procesin e trajtimit në spital është në gjendje të mirë shëndetësore".
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya nga llogaria e tij në Twitter ka shkruar: "Telefonova kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem İmamoğlu i cili ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. I urova të kaluara dhe shërim të shpejtë nga Allahu".