Turqia, Koronavirusi

Kryebashkiaku i Stambollit rezulton pozitiv në testin e COVID-19

"Kryebashkiaku Ekrem İmamoğlu ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19", tha zëdhënësi i Bashkisë së Stambollit, Murat Ongun

Kenan Irtak   | 24.10.2020
Kryebashkiaku i Stambollit rezulton pozitiv në testin e COVID-19

Stamboll

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Bashkisë së Stambollit, Murat Ongun në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha: "Kryebashkiaku Ekrem İmamoğlu ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Për informacion publik njoftojmë se kryetari i cili ka filluar procesin e trajtimit në spital është në gjendje të mirë shëndetësore".

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya nga llogaria e tij në Twitter ka shkruar: "Telefonova kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem İmamoğlu i cili ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. I urova të kaluara dhe shërim të shpejtë nga Allahu".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın