Agim Sulaj
25 mars 2022•Përditësim: 25 mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë persona i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet në 3.130, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 31 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.296.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.116 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.792.166 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 22 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.491, ndërsa numri i rasteve aktive është 675.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 275 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës. Deri më sot 819.854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.